BallinaLAJMEKina i ka bërë thirrje Iranit ta vazhdojë lundrimin normal në Ngushticën...

Kina i ka bërë thirrje Iranit ta vazhdojë lundrimin normal në Ngushticën e Hormuzit

Ministri kinez i Punëve të Jashtme, Vang Li i ka bërë thirrje kolegut të tij iranian, Abas Aragçi të investojë përpjekje për kthimin e lundrimit normal nëpër Ngushticën e Hormuzit, kumtoi Ministria kineze e Punëve të Jashtme pas bisedës me telefon mes dy përfaqësuesve.

Vang tha se sovraniteti dhe siguria e Iranit në Ngushticën e Hormuzit duhet të respektohen dhe mbrohen, por shtoi se liria dhe siguria e lundrimit përmes rrugës ujore po ashtu duhet të garantohen.

Sipas tij, kthimi i qarkullimit normal përmes Ngushticës është interes i përbashkët i komunitetit ndërkombëtar.

Ministri kinez vlerësoi se situata është në fazë “kritike” të ndryshimeve dhe se po hapet “dritare për paqe”.

Vang theksoi se Kina e përkrah armëpushimin dhe vazhdimin e negociatave, duke shtuar se ato janë në interes të Iranit, rajonit dhe botës.

Ai informoi se Kina është e gatshme të vazhdojë të investojë përpjekje për qetësimin e situatës dhe nxitjen e përmirësimit të marrëdhënieve mes vendeve në rajon.

Lajme te lidhura

spot_img