Brazili mbrëmë e fitoi Skocinë me 3:0 në Majami, SHBA, në ndeshjen e xhiros së tretë të fazës së grupeve të Kampionatit Botëror të Fudbollit 2026.
Vinisius Zhunior, hapi rezultatin në minutën e 7-të. I njëjti lojtar e rriti në 2:0 në minutën e 45-të+3. Në minutën e 60-të, Mateus Kunja vendosi rezultatin përfundimtar. Me dy asistime u shqua dhe Bruno Gimareshi, kishte dy asistime.
Për t’u veçuar është edhe paraqitja në lojë e Nejmarit. Ai hyri si zëvendësues në minutën e 76-të. Kjo ishte ndeshja e tij e parë në Kampionatin Botëror 2026.
Brazili, me shtatë pikë pas tre ndeshjeve, fitoi vendin e parë në Grupin C dhe u plasua në fazën nokaot. Skocia (tre pikë) përfundoi e treta dhe i mbajti gjallë shanset e saj për t’u plasuar në 1/8 e finales.



