Nga 159 milionë denarët e grumbulluara deri më tani, 149 janë transferuar tek familjet e të pësuarve dhe të lënduave në zjarrin në diskotekën “Puls” në Koçan. Dhjetë milionë tjerat këtyre ditëve do të transferohen tek personat, të cilët nuk janë vlerësuar fillimisht.
Këtë e theksoi sot sekretari i përgjithshëm i Kryqit të Kuq, Sait Saiti në nënshkrimin e Memorandumit për bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Brendshme. Informoi se Kryqi i Kuq për momentin vazhdon me mbështetjen psikologjike të popullatës.
“Këtyre ditëve japim pa ndërprerje ndihmë të parë psikologjike për popullatën me theks tek personat që kanë pësuar pasoja nga katastrofa. Së shpejti do të promovohet Qendra rajonale për ndihmën e parë psikologjike, e cila është pjesë e qendrës nacionale dhe shpresoj se me këtë akoma më afër dhe do të jemi më afër njerëzve dhe do të jemi pjesë e rikuperimit të tyre”, theksoi Saiti.
Lidhur me donacionet, Saiti tha se procesi i grumbullimit të fondeve është i rrumbullakosur dhe se është shumë e rëndësishme që kanë verifikim nga shtëpia ndërkombëtare revizore.
“Ajo që vijon është praktika që kemi zbatuar deri më tani, të ashtuquajturat borde për transparencë që i formojmë gjatë fushatave të tilla të mëdha dhe kjo ndoshta do të jetë drejt fundit të gushtit. Të gjithë kontribuesit pjesëmarrës në fondet e mbledhura në një akt shtesë transparent do të jenë në këtë sallë në këtë ndërtesë, ata do të takohen për të përcaktuar sesa para janë mbledhur, sa janë transferuar, për të parë raportin e auditimit dhe kështu për ta plotësuar plotësisht atë imazh, të gjitha me qëllim që Kryqi i Kuq të mbetet transparent, i përgjegjshëm dhe të jetë një partner i rekomanduar për institucionet e sistemit”, theksoi Saiti.



