BallinaLAJMEGjykimi për zjarrin në "Puls" vazhdon me dëshmi të reja materiale

Gjykimi për zjarrin në “Puls” vazhdon me dëshmi të reja materiale

Me prezantimin e dëshmive materiale nga Prokuroria, sot në sallën e gjyqit në “Idrizovë” duhet të vazhdojë gjykimi për zjarrin në diskotekën “Puls” të Koçanit, në të cilën humbën jetën 63 persona, ndërsa mbi 200 ishin lënduar.

Deri më tani, prokuroria ka paraqitur dëshmi për mbikëqyrjen inspektuese të industrisë së hotelerisë të kryer nga Komuna e Koçanit. Seti i provave përfshinte raporte mbi punën e inspektorëve, autorizimet e inspektorëve të ndërtimit, si dhe dokumentacionin për kryerjen e inspektimit të përbashkët dhe mbikëqyrjes në terren. Prokuroria paraqiti edhe vendime për punësimin e inspektorëve të autorizuar të ndërtimit, të cilat, sipas tyre, janë relevante për përcaktimin e kompetencave dhe përgjegjësive në periudhën para zjarrit.

Njëherësh, ishin prezantuar plane për kontrolle tremujore inspektuese, programe vjetore dhe dokumente zyrtare të Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, të nënshkruara me emrin e Shaban Saliut i cili nga viti 2012 deri në vitin 2017 ishte drejtor i institucionit.

Në njërën nga seancat dëgjimore u paraqitën dëshmi në lidhje me agjencinë e sigurisë “Rubikon Sekjuriti Sollushëns”, të cilat iu referuan rrethanave që lidhen me sigurinë e objektit ku ndodhej diskoteka “Puls”, planit të mbikëqyrjes dhe sigurisë, lejes së punës, listës së punonjësve, si dhe provave të marra nga kontrollet e zyrave dhe automjeteve.

Paraprakisht, Prokuroria prezantoi dëshmi për objektin, pronësinë e saj dhe lëvizje të pasurisë – historisë gjithëpërfshirëse, faktike, juridike dhe pronësore të objektit ku gjendej diskoteka “Puls”.

Në sallën gjyqësore u prezantuan edhe dokumente për statusin juridik të objektit në bazë të planeve urbanistike, elaborateve gjeodezike, kërkesë për legalizim nga viti 2011 për pjesën e objektit i cili është trajtuar si objekt i paligjshëm, procesverbale nga mbikëqyrje të kryera, marrëveshje për qira, kërkesë për legalizim, por edhe procesverbal nga lëndë dhe dokumente të mara në diskotekë pas zjarrit.

U prezantuan edhe fotografi nga brendia e diskotekës “Puls” pas rinovimit, ndërsa të siguruara nga ekspertiza e telefonit të të akuzuarit të parë Dejan Jovanov, për të cilat Prokuroria theksoi se nuk ka kurrfarë dokumentacioni zyrtar.

Nga dëshmitë materiale që lidhen me Komunën e Koçanit dhe diskotekën, u paraqit një raport nga një inspektim i jashtëzakonshëm, në të cilin u përcaktuan parregullsi – objekt me leje për industri të lehtë është përdorur si diskotekë për aktivitete hotelierike për disa vite dhe nuk ka leje për konvertim, pastaj një kërkesë për moslëshim të licencës së biznesit nga Komuna e Koçanit nga viti 2012 me një njoftim se njoftimi i mëparshëm nga Komuna ishte se vendi i parkimit i referohet objekteve të industrisë së lehtë, jo një klubi nate, dhe një kërkesë nga viti 2012 nga Komuna e Koçanit drejtuar Ministrisë së Ekonomisë se kanë informacion se kompania Klasik TP ka paraqitur kërkesë për licencë diskoteke dhe të njoftohen për këtë.

Mbrojtja reagoi se një pjesë e dëshmive janë mbledhur në mënyrë të jashtëligjshme dhe nuk duhet të prezantohen si dëshmi, si dhe vetë ligjshmërisë së dëshmive të mbledhura.

Prokuroria paraqiti gjithashtu një raport mbi sendet e gjetura dhe të sekuestruara pasi u siguruan kushtet për këtë në vendin e ngjarjes – nga dokumente personale, laptopë, arka dhe sende të tjera, ndër të cilat ishin 140 bileta të gatshme për hyrje në diskotekën “Puls”, marrëveshje sigurimi për patrullim midis Rubikon Sekjuriti Sollushëns dhe MMMM Kafe SHPKNJP, Njoftim për kryerjen e aktiviteteve dhe një raport të mbikëqyrjes inspektuese për sigurinë dhe shëndetin në punë në diskotekë.

Zjarri në diskotekën “Puls” në Koçan shpërtheu më 16 mars 2025 gjatë performancës së grupit DNK dhe përfaqëson një nga tragjeditë më të rënda në historinë më të re të vendit. Gjykimin e udhëheq gjykatësja Dijana Gruevska – Ilievska, ndërsa prokurorinë e përfaqëson ekip prej 15 prokurorëve publikë.

Lajme te lidhura

spot_img