BallinaLAJMEBOTAGardian: Xhej Di Vens në shkurt ka kërkuar ndërrim të Zelenskit, Zaluzhni...

Gardian: Xhej Di Vens në shkurt ka kërkuar ndërrim të Zelenskit, Zaluzhni ka refuzuar bisedë telefonike

sh komandanti i forcave të armatosura ukrainase, e tani ambasador në Britaninë e Madhe, Valerij Zaluzhni ka refuzuar thirrje telefonike nga nënpresidenti amerikan Xhej Di Vens, publikoi “Gardian”, duke iu referuar burimeve diplomatike.

Thirrja vijoi vetëm disa ditë pas përplasjes së ashpër midis presidentëve të Ukrainës dhe SHBA-së, Vollodimir Zelenski dhe Donald Tramp, në Shtëpinë e Bardhë më 28 shkurt. Ekipi i Vensit thuhet se donte të shqyrtonte se kush mund ta zëvendësonte Zelenskin në krye të shtetit.

Zaluzhni refuzoi të fliste me Vensin pasi u konsultua me kabinetin presidencial në Kiev. Sipas një burimi të afërt me të, refuzimi ishte një “pozicion parimor” dhe një sinjal i qartë i unitetit ukrainas.

Edhe pse Zaluzhni gëzon popullaritet të madh në opinion dhe në armatë, ai ka theksuar vazhdimisht se derisa lufta është duke vazhduar, ai nuk mendon për zgjedhje. Anketat, megjithatë, tregojnë se ai do të ishte rivali kryesor i Zelenskit nëse kandidohet për president.

Lajme te lidhura

spot_img