Shoqata për përparimin dhe zhvillimin e kulturës në Maqedoninë e Veriut “Porta Skupi” organizoi sot me sukses edicionin e gjashtë të manifestimit tradicional “Artizanatet dhe Gruaja” i cili u mbajt në ambientet historike të Suli An-it në zemër të Çarshisë së Vjetër të Shkupit. Manifestimi u drejtua nga kryetarja e shoqatës, Arlinda Kalisi.
“Sot jam e lumtur sepse: Ky panair bashkon etni të ndryshme, kultura të ndryshme, e mbi të gjitha zemra të hapura. Nuk ka barriera – ka vetëm dashuri, art dhe bashkëpunim. Dhe kjo më bën të ndihem më e fortë dhe më krenare. Unë nuk dorëzohem kurrë – kjo është arsyeja pse ky panair vazhdon vit pas viti. Sepse asnjë mision që nis për gratë, nuk duhet të lihet në gjysmë! Qëllimi i këtij panairi: Të promovojmë dhe të nxjerrim në pah roli e gruas në ruajtjen e trashëgimisë kulturore përmes artizanateve. Të krijojmë hapësirë për rrjetëzim, frymëzim dhe bashkëpunim midis krijueseve dhe artizaneve nga vendi dhe më gjerë”, tha Kalisi.
Panairin e hapi Zejna Halimi – hulumtuese dhe autore në fushën e folklorit dhe etnokulturës, e angazhuar për avancimin e gruas dhe edukimit.
Ajo foli për poziten e femrës shqiptare dhe rolin e saj në shoqëri e cila është baza e familjes dhe merret me punë te ndryshme që kanë të bëjne me artizanate. Ajo poashtu shtoi se femra shqiptare është kudo dhe mer pjesë ne çdo sektor…
Nga ana tjetër, Safka Todorova, presidente e Këshillit kombëtar për barazi gjinore SOS, foli për gratë viktima të dhunës në familje.
Përshëndeti ngjarjen dhe vlerësoi rolin e saj në fuqizimin e gruas. Ajo tha se këta gra jo vetëm që krijojnë thurrje, por nëpërmjet tyre këta krijojnë identitet, këto e ruajnë traditën dhe tregojnë se kreativiteti i gruas është pakufizuar.
Gëzime Fejzi, njëra nga afaristet e njohura, femra e parë shqiptare e cila përshendeti të pranishmit dhe merret me ekonominë e tregut dhe pronare e fabrikës së prodhimeve të qumështit, tha se ishte nder dhe kënaqësi që ishte pjese e panairit artizanal që e organizoj, siç tha, mikja ime Arlinda Kalisi.
“Kishte shumë shtande që gratë tonë i ekspozuan punimet e tyre. Në fjalën time përshëndetëse u urova grave suksese dhe mesazhi im ishte qe sa me teper te kete kësi organizime te jemi te bashkuar grate dhe t’u japim mbështetje njera tjetres sepse bashkimi ben fuqinë. Perzemerisht e faliminderoj Arlinden per ftesen qe ma beri dhe per organizimin e shkelqyeshëm, deshiroj suksese ne te ardhme. Faliminderit per dhuratat qe na i dhuroj Arlinda nga nje kuadro me pune filigrani e punuar nga duart e arta.
Merita Abazi, profesoreshë dhe njohëse e trashëgimisë dhe etnokulturës, tha se artizanatet dhe etnokultura jane pasuri e përbashkët qe i bashkon ne Maqedoninë e Veriut.
Etnokultura është identiteti i një populli me gjuhe, zakone, muzike artizanate ajo eshte trashegimi qe kalon prej gjysherit tek nipërit dhe mbesat. Prandaj eshte e rendesishme qe ti mbeshtesim këto vlera me shkolla zanatesh me panaire artizanale me Qendra kulturore ku trashegimia përtrihet, të mos harojmë ta ruajmë artizanatin se e e ruajm shpirtin. Kur nderojm etnokulturen, nderojmë vetveten, tha Merita Abazi, profesoreshë dhe njohese e trashëgimisë së artizanateve dhe etnokulturës.
Mësimëdhënsja poetja dhe njohësja e artizanateve, Mejrem Kajolli Tushi e cila fillimet e saj i ka filluar në artari, shpalosi një detaj interesant nga jeta e saj.ku fillet e saj i filloi si femër e vetme artare pikërisht në Çarshi të Shkupit.
Ajo tregoj në detaje përpunimin e stolive të arit dhe e ushtroj këtë zanat te babai, ku e para theu barrierat, duke mbajtur shitore te arit në Çarshinë e Vjetër të Shkupit, duke i hapur rrugë edhe vajzave dhe femrave tjera, këtë e shpalosi dhe sot në fjalimin e saj gjatë evenimentit të Paniarit të artizanatave dhe gruaja.
Atmosfera festive u pasurua edhe me performancën e Ansamblit ‘Ilirida” dhe këngëtarit Valon Suma dhe Agron Kalisi, të cilët sollën ngjyra dhe emocione për të pranishmit.
Manifestimi u mbështet nga Ministria e Kulturës dhe Turizmit në RVM, Kompania Tikvesh, Vezë Sharri dhe Kompania MOMO. Ky manifestim, tashmë i kthyer në një ngjarje të përvitshme në kalendarin kulturor të Shkupit, jo vetëm që promovon trashëgiminë kulturore dhe artizanatin, por mbi të gjitha fuqizon rolin e gruas në shoqëri dhe në ruajtjen e identitetit tonë.







