Përpjekja për sulm nga ana e forcave të armatosura ukraianse ndaj rezidencës së presidentit rus Vladimir Putin e ka vënë Ukrainën nën presion të madh diplomatik nga vendet e botës, publikoi Fajnenshëll Tajms.
“India, Pakistani dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, iu bashkangjitën presidentit amerikan Donald Tramp në dënimin e sulmit ndaj rezidencës së udhëheqësit rus. Përfaqësuesit ukrainas nxituan të minimizojnë pasojat diplomatike nga deklarata e Moskës”, thuhet në artikull.
Ministri ukrainas i Punëve të Jashtme Andrij Sibiga tha se Kievi është i zhgënjyer nga deklaratat e vendeve të treta, por nuk i përmendi komentet e Trampit, publikoi Fajnenshëll Tajms.
Natën e 29 dhjetorit, regjimi i Kievit nisi një sulm ndaj rezidencës së Putinit në rajonin Nobgorod, duke shfrytëzuar 91 dronë. Forcat ruse për mbrojtje ajrore i shkatërruan të gjitha objektivat. Ministri i Punëve të Jashtme Sergej Lavrov pastaj tha se Moska do ta rishqyrtojë pozitën e saj negociuese për Ukrainën.
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitrij Peskov, theksoi se Kievi me provokime të tilla minon përpjekjet e presidentit amerikan Donald Tramp, por se kjo nuk do të ndikojë në dialogun mes Rusisë dhe SHBA-së, por presidentët do të vazhdojnë me bashkëpunimin.
Ai shtoi edhe se armata ruse e di se si, me ç’farë dhe kur t’i përgjigjet sulmit ukrainas.
Shefi i Shtëpisë së Bardhë, nga ana e tij, tha se ishte shumë i hidhëruar kur e kuptoi për sulmin e forcave të armatosura ukrainase.



