BallinaLAJMEEl Hilali ndau 20 bursa studentore

El Hilali ndau 20 bursa studentore

Në selinë e OH “El Hilal”, si aktivitet tradicional i fundvitit, u organizua ndarja e bursave studentore për këtë vit akademik. Ngjarja ishte nën udhëheqjen e zëvendëskryetarit mr. Ali Sadiku, i cili prezantoi edhe të dhënat lidhur me këtë aktivitet programor që zhvillohet pa ndërprerje tashmë plot njëzet vjet, respektivisht nga viti akademik 2004–2005.

Kështu, prej atëherë e deri sot janë ndarë 713 bursa studentore dhe janë kompensuar mbi 100 bileta mujore për nxënësit e shkollave të mesme.

“Ky kontribut i konsiderueshëm dëshmon përkushtimin e “El Hilalit” ndaj arsimimit të gjeneratave dhe rëndësinë që, në kuadër të misionit të tij, i jep dijes dhe mbrojtjes së vlerave universale dhe atyre primordiale” – theksoi më pas kryetari, dr. Behixhudin Shehapi

Lajme te lidhura

spot_img