Meteorologët paralajmërojnë mot me diell dhe të nxehtë, me temperatura deri në 38 gradë Celsius. Megjithatë, gjatë pasdites, në rajonet malore pritet paqëndrueshmëri lokale, e shoqëruar me reshje të rrëmbyeshme shiu, bubullima dhe erë të përforcuar.
Sipas meteorologëve, vendi do të përfshihet nga një periudhë me mot kryesisht me diell dhe të nxehtë, me vranësira të pakta deri mesatare lokale. Temperaturat në disa vende do të arrijnë deri në 38 gradë Celsius. Gjatë ditës do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi verior.
Pasdite, veçanërisht në rajonet malore, pritet shfaqje e paqëndrueshmërisë lokale, e cila do të shoqërohet me reshje të rrëmbyeshme shiu, bubullima dhe erë të përforcuar.
Temperaturat minimale të mëngjesit do të lëvizin nga 12 gradë në Berovë deri në 19 gradë në Gjevgjeli, ndërsa temperaturat maksimale ditore do të arrijnë nga 28 gradë në Mavrovë deri në 38 gradë në Shkup.
Në Shkup do të mbajë mot me diell dhe i nxehtë, me vranësira të pakta deri mesatare. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu, ndërsa temperatura do të lëvizë nga 19 deri në 38 gradë Celsius.
Në periudhën në vijim pritet mot stabil, por i nxehtë. Të dielën do të mbajë mot me diell, me vranësira të pakta deri mesatare lokale dhe me erë të dobët deri mesatare nga drejtimi lindor.
Temperaturat minimale do të lëvizin nga 12 deri në 21 gradë, ndërsa maksimalet do të arrijnë nga 31 deri në 38 gradë Celsius.
Sipas parashikimit të DPHM-së, për të hënën paralajmërohet gjendje e ngjashme e motit: me diell dhe e nxehtë, me vranësira lokale dhe erë të dobët deri mesatare nga drejtimi lindor. Temperaturat do të lëvizin nga 13 deri në 21 gradë në mëngjes, ndërsa gjatë ditës do të arrijnë nga 32 deri në 39 gradë Celsius.



