BallinaLAJMEDiasporaItali: Fëmiu 13 vjeçar shqiptar vdes në gjumë, e gjeti motra pa...

Itali: Fëmiu 13 vjeçar shqiptar vdes në gjumë, e gjeti motra pa shenja jete

13 vjeçari shqiptar vdes në gjumë, në Parma të Italisë

Një 13 vjeçar shqiptar raportohet se është gjetur pa shenja jete në dhomën e tij të gjumit.

Ngjarja tragjike ka ndodhur në provincën e Traversetolos, në Parma të Italisë.

Siç raportojnë mediat italiane, ai u gjet pa shenja jete në shtrat, në dhomën e tij të gjumit nga motra.

Familja thirri menjëherë për ndihmë, por nuk mund të bëhej më asgjë për 13-vjeçarin, transmeton Klankosova.tv

Shkaku i vdekjes së të miturit shqiptar ende nuk dihet.

Kjo mbetet të vërtetohet nga autopsia e cila do t’i bëhet trupit të pajetë të viktimës.

Supozohet se kjo mund të jetë shkaktuar nga një arrest kardiak në gjumë, shkruajnë mediat italiane transmeton Klankosova.tv

Lajme te lidhura

spot_img