BallinaLAJMEDiasporaHoteli 44 katësh në Amerikë me pronar shqiptar

Hoteli 44 katësh në Amerikë me pronar shqiptar

Në një godinë shumëkatëshe luksoze në Miami të SHBA tashmë shkruhet “Dua Hotel”.

Ka nga ata që e shohin emrin e hotelit të ngjashëm me atë të shqiptares së famshme nga Kosova, Dua Lipa. Dhe në fakt ka diçka të përbashkët- emri “Dua”dhe kuptimi i saj në gjuhën shqipe.
Media amerikane nuk e ka lënë jashtë vëmendjes hotelin me emër dhe investitor nga Shqipëria.

Gazetari amerikan Jesse Scott, i njohur për shkrimet e tij edhe në USA Today, BBC, National Geographic e Lonely Planet,i ka kushtuar një artikull në Miami New Times, investimit të rëndësishëm të Kastrati Group në “Dua Hotel”. Në fakt ky është investimi i parë madhor jashtë territorit të Shqipërisë, përtej investimeve të bëra më herët në Kosovë e rajon.
“Dua Hotel” në qendër të Majamit. 44 katet e suksesit të investimit që flet shqip. 


Në një godinë shumëkatëshe luksoze në Miami të SHBA tashmë shkruhet “Dua Hotel”. Ka nga ata që e shohin emrin e hotelit të ngjashëm me atë të shqiptares së famshme nga Kosova, Dua Lipa. Dhe në fakt ka diçka të përbashkët- emri “Dua”dhe kuptimi i saj në gjuhën shqipe.
Bashkë me emrin interesant, klientët e një prej hoteleve më të famshme në zonën turistike të Majamit, janë të tërhequr dhe nga investimet dhe ndryshimet e disa prej ambjenteve të tij përfshirë dhe zonën e pishinës.
Media amerikane nuk e ka lënë jashtë vëmendjes hotelin me emër dhe investitor nga Shqipëria.
8990cec4 C6c1 4f5d Bb11 6057ad0add91
Me syrin e hollë dhe kritik gazetari Jesse Scott nuk ka lënë jashtë vëzhgimit pishinën në e fundit të hotelit me 44 kate. Leslie Weil, menaxherja e përgjithshme e Dua Miami, duket se ka nisur të mësojë pak gjuhën shqipe. Teksa shpjegon për gazetën Miami New Times kuptimin e fjalës “dua” në anglisht, ajo thotë se Dua Miami po i personalizon qëndrimet dhe momentet për ata që rezervojnë. Hoteli u jep mysafirëve, pas mbërritjes dhe gjatë gjithë qëndrimit të tyre, “kartat e kënaqësisë”, duke i lejuar ata të zgjedhin një fjalë si e ëmbël, e kripur, e lëngshme, e shëndetshme, relaksuese dhe ekzotike. Më tej stafi kujdeset që vaktet e ofruara të kenë shijen e preferuar të klientëve.
Së fundmi ky investim shqiptar është bërë pjesë e kompanisë së njohur Marriott. Atje ku dielli, oqeani dhe pushimet e ëndrrave për amerikanët bëhen bashkë, tashmë valëvitet dhe flamuri shqiptar. Serioziteti në punë dhe këmbëngulja janë padyshim dy nga cilësitë e investitorëve shqiptarë që përtej vështirësive, kanë mundur të shtrijnë aktivitetin e tyre edhe në vende të tjera. Kastrati Grup këtë herë ka tejkaluar dhe vetem duke u bërë nga të parat kompani që jo vetëm investon por dhe arrin te jetë e suksesshme në një treg si ai i SHBA, ku turizmi mbetet një sektor elitar për biznesin.
Top Channel

Lajme te lidhura

spot_img