Faqja e njohur “Best Destinations in Europe” ka renditur 20 destinacionet më të bukura në kontinentin e vjetër që duhet të vizitohen gjatë 2025.
Miliona udhëtarë çdo vit nga e gjithë bota ndihmojnë në formimin e listës përfundimtare të “Destinacioneve më të Mira në Evropë”.
Këtë vit kanë votuar 1.2 milionë udhëtarë nga 158 vende duke nxjerrë në pah vendet më tërheqëse për përvojat e paharrueshme të udhëtimeve turistike evropiane ku mes tyre renditet edhe Shqipëria me Dhërmiun.
Sipas artikullit të shkruar në faqen prestigjoze të udhëtimeve, nga më shumë se 500 destinacione që të lënë pa frymë, 20 më të votuarit janë kurorëzuar si vendet më të mira Evropiane 2025, ku midis tyre është dhe Dhërmiu, i cili është cilësuar si “Parajsa” e Rivierës së Shqipërisë.



