BallinaLAJMEBujar Bajrami: 24 orë, dy fytyra, Taravari nderon dëshmorët pasi dënoi luftën...

Bujar Bajrami: 24 orë, dy fytyra, Taravari nderon dëshmorët pasi dënoi luftën – Hipokrizia në majë

Bujar Bajrami, anëtar i Aleancës për Shqiptarët nga krahu i Ziadin Selës, ka reaguar ashpër ndaj kryetarit të partisë Arben Taravari, duke e akuzuar për hipokrizi politike dhe mungesë koherence.

Në reagimin e tij publik, Bajrami shkruan:

“Dje e dënoi ‘konfliktin’, sot fotografohet në Sllupçan – Dje e akuzonin Selën, sot shtrënguan duart vetë.

Si mund të quhet ndryshe akti që pas 24 viteve Arben Taravarit i ‘kujtohet’ të nderojë dëshmorët e kombit!? Si mund të quhet akti që e gjithë kjo ndodh 24 orë pasi me gojën e vetë tha se ‘duhet të dënohet konflikti i vitit 2001’!?

Si mund të quhet akti që Rijad Shaqiri vetëm para 1 viti akuzoi me fjalët më të rënda Ziadin Selën dhe Krenar Llogën për shtrëngim duarsh me Ali Ahmetin, në ngjarje të njëjta!? A do të bëhet aq burrë sa deshti të shitet sot e t’u kërkojë falje të dyve dhe gjithë anëtarëve të Aleancës për Shqiptarët për hipokrizinë e tij!?

Nuk është keq nëse pendoheni dhe korigjoheni, por skandaloze është kur aktroni, imitoni dhe përsëri s’e pranoni!

Lajme te lidhura

spot_img