BallinaLAJMEBOTATrump thotë se SHBA është totalisht e përgatitur për luftë nukleare me...

Trump thotë se SHBA është totalisht e përgatitur për luftë nukleare me Rusinë – nuk e zbulon ku janë zhvendosur nëndetëset amerikane

Presidenti amerikan, Donald Trump, tha se SHBA është “plotësisht e përgatitur” për luftë nukleare me Rusinë.

Komentet e tij erdhën pasi ish-presidenti rus Dimitry Medvedev paralajmëroi se ultimatumet e fundit të SHBA-së mund të përshkallëzohen në një konflikt të drejtpërdrejtë midis dy fuqive bërthamore.

Duke i quajtur “deklarata shumë provokuese”, Trump tha se kur ata flasin për armë bërthamore, SHBA duhet të jetë e përgatitur për këtë.

“Vetëm duhet të lexosh çfarë tha ai. Ai po fliste për armët bërthamore. Kur bëhet fjalë për armët bërthamore, ne duhet të jemi të përgatitur dhe ne jemi plotësisht të përgatitur”, tha Trump në përgjigje të pyetjeve të gazetarëve.

Lajme te lidhura

spot_img