Gjatë një fjalimi të mbajtur nga Zëvendëspresidenti amerikan, Jay D. Vance, në Grenlandë, u shpreh edhe Presidenti amerikan, Donald Trump, i cili iu drejtua gazetarëve pas ceremonisë së betimit të Prokurorit të Përgjithshëm të SHBA-së në New Jersey.
“Shpresoj që ata të kuptojnë që na duhet Grenlanda. Nëse nuk duan, do të duhet t’ua shpjegojmë. A mendoni se mund të shkojmë pa të? Nuk mundemi,” tha ai.
Trump theksoi se “nuk bëhet fjalë vetëm për paqen e SHBA-ve, por për paqen e gjithë botës.”



