BallinaLAJMEBOTATrump i bën thirrje Iranit të pranojë marrëveshje të re

Trump i bën thirrje Iranit të pranojë marrëveshje të re

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump njoftoi se po zhvillohen diskutime me Iranin. Duke folur me gazetarët në Shtëpinë e Bardhë, ai paralajmëroi se SHBA-të janë të gatshme të godasin Iranin më fuqishëm se çfarëdo sulmi që nga Lufta e Dytë Botërore, por më pas vendosi të tërheqë sulmet. Trump tha se ky është shansi i fundit për Iranin për të nënshkruar një marrëveshje të kënaqshme, sipas raportimeve të Sky News. Trump shprehu pakënaqësinë e tij pas mohimit të Iranit për zhvillimin e bisedimeve dhe arritjen e ndonjë marrëveshjeje për hapjen e Ngushticës së Hormuzit, dhe se negociata të tjera pritet të mbahen lidhur me programin bërthamor të Iranit. Ministria e Jashtme e Iranit hodhi poshtë pretendimet se bisedimet po zhvillohen, gjë që nxitën reagime nga Trump, i cili kritikoi udhëheqësit iranianë si të pasinqertë.

Lajme te lidhura

spot_img