BallinaLAJMEBOTATrump: Bisedimet ShBA-Iran mund të vazhdojnë brenda dy ditësh

Trump: Bisedimet ShBA-Iran mund të vazhdojnë brenda dy ditësh

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, i ka thënë mediumit “The New York Post” se bisedimet mes vendit të tij dhe Iranit mund të rinisin “brenda dy ditësh”.

Diçka mund të jetë duke ndodhur brenda dy ditëve të ardhshme dhe ne jemi më të prirur që të shkojmë atje [në Pakistan]”, deklaroi presidenti amerikan, transmeton BBC.

Fjalët e tij vijnë pas një takimi mes delegacioneve të të dyja vendeve në fundjavë në Islamabad, ku morën pjesë nënpresidenti amerikan, JD Vance, dhe kryetari i Kuvendit të Iranit, Mohammad Bagher Ghalibaf, mes figurave të tjera. Megjithatë, bisedimet përfunduan pa ndonjë marrëveshje.

Më herët të martën, mediat shtetërore iraniane thanë se janë shkëmbyer mesazhe mes Teheranit e Pakistanit, por se “nuk ka informata” për ndonjë marrëveshje për mbajtjen e bisedimeve të reja me Uashingtonin.

Lajme te lidhura

spot_img