BallinaLAJMEBOTATjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arritur marrëveshje

Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arritur marrëveshje

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump deklaroi se mund të nevojitet rreth një javë që Uashingtoni dhe Teherani të arrijnë një marrëveshje mbi një memorandum mirëkuptimi, i cili do të synonte një përfundim të përhershëm të konfliktit mes dy vendeve.

Në një intervistë për Fox News, Trump u shfaq me optimizëm lidhur me ecurinë e bisedimeve.

I pyetur për afatin kohor të mundshëm të arritjes së marrëveshjes mes Shtetet e Bashkuara dhe Irani, presidenti amerikan u përgjigj shkurt: “Një javë”.

Sipas tij, negociatat janë në një fazë vendimtare dhe një memorandum i tillë do të përbënte një hap të rëndësishëm drejt uljes së tensioneve dhe stabilizimit të marrëdhënieve mes dy vendeve, të cilat kanë qenë të tensionuara për dekada.

Lajme te lidhura

spot_img