Rusia po vazhdon me ditën e dytë të një procesi zgjedhor treditor për zgjedhjet parlamentare. Këtë vit, procesi zgjedhor po zhvillohet përtej kufijve të saj të njohur ndërkombëtarisht. Për herë të parë, Moska po organizon votime edhe në territoret e Ukrainës që janë nën kontrollin rus.
Ky veprim është kritikuar nga Kievi dhe komuniteti ndërkombëtar, të cilët e kanë cilësuar si shkelje të sovranitetit të Ukrainës. Në Rusi, disa grupime opozitare janë përjashtuar nga gara, ndërsa disa kandidatë kundërshtarë të luftës nuk janë lejuar të marrin pjesë.
Partia në pushtet, “Rusia e Bashkuar,” synon të mbajë kontrollin mbi parlamentin. Presidenti Vladimir Putin kreu votimin e tij në mënyrë elektronike nga zyra e tij, e cilësuar pjesëmarrjen në zgjedhje si një shprehje e unitetit kombëtar.
Votimi elektronik është një çështje tjetër që ka ngjallur debat. Sipas kritikëve të Kremlinit dhe disa elementëve të opozitës në emigracion, përdorimi i gjerë i kësaj mënyre votimi e bën të vështirë verifikimin e rezultateve. Procesi i votimit mbyllet pas tre ditësh dhe rezultatet zyrtare pritet të publikohen të martën.



