BallinaLAJMEBOTANjë i vrarë dhe pesë të plagosur nga të shtënat në një...

Një i vrarë dhe pesë të plagosur nga të shtënat në një qendër tregtare në Luiziana

Një person u vra dhe pesë të tjerë u plagosën në të shtënat me armë në një qendër tregtare në shtetin amerikan të Luizianës.

Sipas informacioneve të policisë, incidenti ka ndodhur dje pasdite në zonën për ushqim në qendrën tregtare “Mall of Louisiana” në Baton Ruzh. Në këtë rast, një grindje shpërtheu midis dy grupeve, e cila u përshkallëzua në të shtëna me armë.

Autoritetet fillimisht raportuan 10 të plagosur, por më vonë e reduktuan këtë numër. Pesë persona janë arrestuar, bëri të ditur policia lokale.

Në parkingun e qendrës tregtare menjëherë pas informacionit për incidentin janë vendosur dhjetëra automjete policie, ndërsa disa helikopterë rrethuan zonën dhe policë të armatosur me jelekë mbrojtës patrulluan në terren.

Dëshmitarët e ngjarjes thanë se vizitorët dhe të punësuarit në qendrën tregtare po vraponin dhe bërtisnin…

“Mendova se bëhet fjalë për një sulm terrorist”, deklaroi Aleks Terio, një teknik elektrik që punonte në një strukturë pak metra larg vendit të ngjarjes.

Lajme te lidhura

spot_img