Në Jabal al-Rahmah (Kodra e Mëshirës) në Arabinë Saudite, vendi ku transmetohet se profeti Ademi dhe Hava u takuan në tokë dhe ku u pranua pendimi i parë, shënohet intensitet i njerëzve me rastin e vizitës së haxhinjve, raporton Anadolu.
Haxhinjtë arritën në rajonin e Arafatit që është afërsisht 25 kilometra larg Mekës, që nga mbrëmja e djeshme dhe kaluan natën duke lexuar Kuran dhe duke u lutur.



