BallinaLAJMEBOTAIrani i "përgjigjet" ultimatumit të Trump

Irani i “përgjigjet” ultimatumit të Trump

Irani i është përgjigjur ultimatumit të presidentit amerikan, Donald Trump, i cili tha se Irani ka 48 orë afat për të liruar Ngushticën e Hormuzit.

CNN shkruan se përfaqësuesi i Iranit në agjencinë detare të OKB-së ka thënë se “Ngushtica e Hormuzit mbetet e hapur për të gjithë përveç armiqve të Iranit”.

Irani ka bllokuar në mënyrë efektive ngushticën ku kalojnë normalisht anijet që transportojnë 20% të furnizimit botëror me naftë, duke shkaktuar një rritje të çmimeve të karburantit.

“Ngushtica e Hormuzit është e hapur për të gjithë përveç armiqve”, citohet të ketë thënë Ali Mousavi, përfaqësuesi i Iranit në Organizatën Ndërkombëtare Detare (IMO), sipas agjencisë gjysmëzyrtare të lajmeve Mehr, duke shtuar se “siguria e anijeve dhe ekuipazheve të tyre kërkon koordinim me autoritetet iraniane”.

Mousavi tha se Teherani është gati të koordinohet me IMO-në dhe vendet e tjera për të përmirësuar sigurinë detare dhe për të mbrojtur detarët.

Siç raporton CNN, Mousavi ka thënë se diplomacia mbetet përparësia e Iranit, por “një ndërprerje e plotë e agresionit dhe besimi e siguria e ndërsjellë janë më thelbësore”.

Në ndërkohë, mediat iraniane kanë shkruar se “Teherani do të hakmerret kundër SHBA-së, duke goditur infrastrukturën e saj në rajon, nëse Presidenti i SHBA-ve ndjek kërcënimin e tij për të sulmuar termocentralet e Iranit”, sipas agjencisë gjysmëzyrtare të lajmeve “Mehr” të Iranit, duke cituar një zëdhënës ushtarak.

“Nëse infrastruktura e karburantit dhe energjisë e Iranit sulmohet nga armiku, e gjithë infrastruktura e energjisë, teknologjisë së informacionit dhe e desalinizimit që i përket Shteteve të Bashkuara dhe regjimit në rajon do të jetë në shënjestër” – citohet të ketë thënë një zëdhënës i Selisë Qendrore Khatam al-Anbiya të Iranit, ka raportuar Mehr të dielën.

Lajme te lidhura

spot_img