Amerika dhe Irani janë shumë pranë vulosjes së marrëveshjes së paqes. Këtë e konfirmon vetë presidenti Donald Trump, që shton se bisedimet e drejtpërdrejta mes palëve mund të rinisin që këtë fundjavë.
“Do të thoja se lufta dhe Irani po ecin përpara me hapa të mbarë. Mund të bëjmë çfarë të duam. Dhe duhet të përfundojë shumë shpejt. Ishte gjithçka perfekte. Kjo falë fuqisë që kemi dhe ushtrisë. Kemi ushtrinë më të fuqishme në botë. E ndërtova për vite me radhë, katër vitet e mia të para” – Donald Tramp, President i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Tramp theksoi se ishte i detyruar që të niste një luftë kundër Iranit, pasi pretendoi se shumë gjëra të këqija do të ndodhnin.
“Duhej të bënim diçka. Duhej të siguroheshim që Irani të mos kishte kurrë një armë bërthamore. Dhe po e arrijmë këtë. Ata kanë rënë dakord për të. Madje janë pajtuar thuajse për gjithçka. Kështu që ndoshta kur të ulen të tryezë ata do kenë një stilolaps në dorë për të firmosur” – Donald Tramp, President i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Tramp u shpreh i gatshëm që të udhëtojë për në Pakistan për të firmosur marrëveshjen e paqes me Iranin.
Ndërkohë Britania e Madhe dhe Franca po përgatisin një samit të përbashkët për të diskutuar krijimin e një force detare që do të synojë garantimin e lirisë së lundrimit në Ngushtica e Hormuzit, një nga rrugët më të rëndësishme për transportin e naftës dhe gazit në botë. Nisma, e quajtur “Iniciativa për Lirinë e Lundrimit”, parashikohet të ketë karakter mbrojtës. Sipas qëndrimit të Londrës, kjo forcë nuk do të angazhohet në operacione për rihapjen e plotë të ngushticës, siç është kërkuar nga Donald Trump.



