BallinaLAJMEBOTABlumberg: Pas takimit me liderët evropianë, Tramp nga Orbani kërkoi të heqë...

Blumberg: Pas takimit me liderët evropianë, Tramp nga Orbani kërkoi të heqë veton për anëtarësimin e Ukrainës në BE

Presidenti amerikan Donald Tramp, të hënën zhvilloi një bisedë telefonike me kryeministrin hungarez Viktor Orban për ta përfituar në mbështetjen për anëtarësimin e Ukrainës në Bashkimin Evropian, njoftoi mbrëmë “Blumberg”, duke cituar burime të njohura me bisedën.

Biseda vijoi pas takimin në Shtëpinë e Bardhë midis Trampit dhe liderëve evropianë, në të cilin mori pjesë edhe presidenti ukrainas Volodimir Zelenski. Përfaqësuesit evropianë i kërkuan liderit amerikan të përdorte afërsinë e tij me Orbanin për ta bindur atë të hiqte veton ndaj anëtarësimit të Ukrainës në BE – një qëllim që Kievi e dëshiron prej kohësh.

Sipas informacioneve, Hungaria ka shprehur gatishmërinë për të qenë nikoqir në samitin e ardhshëm, në të cilin do të marrin pjesë Zelenski dhe presidenti rus Vladimir Putin. Trampi e mbështeti idenë për një takim të tillë, i cili do të pasohej nga një takim trepalësh midis dy liderëve dhe presidentit amerikan. Deri më tani nuk dihen ora vendi i takimit.

Gazeta “Politiko” njoftoi se Shtëpia e Bardhë po shqyrton mundësinë e mbajtjes së një takimi trepalësh midis Trampit, Putinit dhe Zelenskit në Budapest.

Orban, i cili mban marrëdhënie të ngushta me Putinin, është përpjekur vazhdimisht të bllokojë ose ngadalësojë financimin evropian të armëve për Ukrainën, si dhe të vendosë sanksione kundër Kremlinit. As Shtëpia e Bardhë dhe as zyra e Orbanit nuk kanë komentuar për bisedën telefonike”, thekson Blumberg.

Kryeministri hungarez dje përmes Fejsbukut theksoi se anëtarësimi i Ukrainës në BE “nuk ofron asnjë garanci sigurie” dhe se “lidhja e anëtarësimit me garancitë e sigurisë është e panevojshme dhe e rrezikshme”.

Biseda me Orbanin u zhvillua në të njëjtën ditë që Trampi pati një bisedë telefonike me Putinin, e cila zgjati rreth 40 minuta dhe u zhvillua pa praninë e liderëve evropianë dhe Zelenskit.

Takimi në Uashington me zyrtarët evropianë dhe Zelenskj  erdhi vetëm disa ditë pas takimit të Trampit, sekretarit shtetëtor Marko Ruboi dhe të dërguarit të posaçëm Stiv Uitkof me Putinin në Alaskë.

Rubio tani kryeson komisionin e përbashkët të sapoformuar të përbërë nga përfaqësues nga SHBA-ja, BE-ja, Ukraina dhe NATO-ja, i cili do të punojë në propozimin për garanci sigurie për Kievin.

Tramp, i cili këmbëngul në përfundimin e luftës trevjeçare e gjysmë ruso-ukrainase, ka paralajmëruar gatishmërinë e tij për të ofruar mbështetje ajrore për Ukrainën si pjesë e garancive të mundshme.

“Ne jemi të përgatitur t’i ndihmojmë ata me shumë gjëra, veçanërisht, me shumë gjasa, përmes ajrit, sepse askush nuk e ka atë që kemi ne”, deklaroi presidenti amerikan. 

Lajme te lidhura

spot_img