Zëvendëskryeministri për qeverisje të mirë, Arben Fetai ka uruar fitoren e Feti Abazit, kandidatit të VLEN për Bogovinën.
Sipas Fetait, Bogovina foli qartë dhe i dha besimin një profesionisti që e di si zhvillohet institucioni dhe vendi.
“Fetiun e njeh puna, e njeh profesioni i tij si arkitekt dhe e njeh përkushtimi që ka për vendin e vet. Kjo fitore nuk është rastësi, është rezultat i karakterit, qetësisë dhe punës së tij të ndershme. Faleminderit të gjithë aktivistëve që qëndruan pas kandidaturës së tij. Rezultati i Fetiut është fitorja e tyre për një Bogovinë që VLEN”, shkruan Fetai në rrjetet sociale.



