BallinaLAJMEAliu me drejtorët e Klinikave për kardiologji dhe kardio-kirurgji: Së bashku po...

Aliu me drejtorët e Klinikave për kardiologji dhe kardio-kirurgji: Së bashku po shqyrtojmë sfidat aktuale dhe mundësitë për përmirësimin e kushteve në këtë fushë

Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu, sot realizoi një takim pune me drejtoreshën e Klinikës për Kardiologji, Danica Petkoska Spirova, e më pas u takua edhe me drejtorin e Klinikës së Kardio-kirurgjisë shtetërore, Dejan Dimitrovski.

Siç informojnë nga Ministria e Shëndetësisë, në takime u diskutua për gjendjet aktuale në këto institucione publike shëndetësore, si dhe për mundësitë e forcimit të tyre dhe përmirësimit të përgjithshëm të kushteve në interes të pacientëve dhe të vetë punonjësve shëndetësorë.

Gjithashtu, u bisedua edhe për sfidat aktuale me të cilat përballen të dy klinikat, duke pasur parasysh se çdo ditë trajtojnë raste jashtëzakonisht komplekse dhe të rënda.

Lajme te lidhura

spot_img