BallinaLAJMEBOTAAeroplani me Ursula Fon der Lajenin ka fluturuar për në Bullgari me...

Aeroplani me Ursula Fon der Lajenin ka fluturuar për në Bullgari me GPS të bllokuar, dyshimi është mbi rusët

Aeroplani me të cilin kryetarja e Komisionit Evropian Ursula fon der Lajen, dje pasdite fluturoi për në Bullgari ka mbetur pa navigacion GPS dhe u detyrua të ulej manualisht, duke përdorur harta letre, njoftoi DPA.

Tre zyrtarë të njohur me incidentin deklaruan për “Fajnenshëll tajms” se dyshojnë në pengesë ruse.

“E gjithë zona përreth aeroportit mbeti pa GPS”, tha njëri nga zyrtarët.

“Aeroplani rrotullohej mbi Plovdiv për më shumë se një orë, pas së cilës piloti vendosi të ulej pa ndihma elektronike, duke u mbështetur në harta analoge. Pa dyshim, bëhej fjalë për pengesa”, shtoi i njëjti burim.

Shërbimi bullgar për kontrollimin e trafikut ajror e konfirmoi incidentin.

“Që nga shkurti i vitit 2022, kemi vërejtur një rritje të konsiderueshme të rasteve të pengesave dhe, së fundmi, të falsifikimit të sinjalit GPS. Këto pengesa prishin marrjen e saktë të sinjalit dhe shkaktojnë vështirësi operative për aeroplanët dhe sistemet në tokë”, theksohet në kumtesën e kontrollit.

Ky lloj bllokimi i GPS-it, i njohur si bllokim dhe mashtrim, është përdorur tradicionalisht nga shërbimet ushtarake dhe të inteligjencës për të mbrojtur lokacione të ndjeshme. Por, në vitet e fundit, qeveritë evropiane kanë theksuar se Rusia e ka përdorur gjithnjë e më shumë atë për të prishur jetën civile.

Ai paralajmëron se një rritje e sulmeve të tilla mund të shkaktojë një aksident serioz ajror, pasi aeroplanët komercialë po “privohen nga shikimi i tyre”.

Numri i rasteve të bllokimit të GPS-it është rritur ndjeshëm në shtetet baltike dhe në Evropën Lindore, veçanërisht në zonat afër kufijve rusë.

Fon der Lajen mbërriti në Bullgari nga Varshava për t’u takuar me kryeministrin Rosen Zheljaskov dhe për të vizituar një fabrikë municionesh. Qëllimi i turit përgjatë kufirit lindor të BE-së ishte të diskutohej forcimi i gatishmërisë mbrojtëse të Unionit për shkak t agresionit të Rusisë në Ukrainë.

Që nga fillimi i luftës, Bullgaria ka qenë një nga furnizuesit kryesorë evropianë të pajisjeve ushtarake për Ukrainën – fillimisht me armë sovjetike dhe tani me artileri moderne dhe municione të prodhuara në vend.

Pas vizitës, kryetarja e Komisionit Evropian u largua nga Plovdivi me të njëjtin aeroplan pa probleme.

Lajme te lidhura

spot_img