BallinaLAJMEMaqedoniBDI: Ali Ahmeti thirr për marrëveshje kombëtare për ardhmërinë e Maqedonisë së...

BDI: Ali Ahmeti thirr për marrëveshje kombëtare për ardhmërinë e Maqedonisë së Veriut

BDI promovon idenë e një marrëveshjeje kombëtare për të ardhmen e vendit

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, ka bërë thirrje për dialog politik dhe bashkëpunim ndërpartiak, duke vlerësuar se çështjet strategjike të vendit kërkojnë një marrëveshje të përbashkët, përtej dallimeve politike.

Ahmeti i bëri këto komente gjatë një paneli diskutimi të organizuar nga Qendra Analitike Hulumtuese “Abdilaqim Ademi”, pranë BDI-së, me temën “Marrëveshja Kombëtare për Përparim – Maqedonia e Veriut, shteti, shoqëria dhe e ardhmja evropiane”.

Në një reagim në rrjetet sociale, ai theksoi se marrëdhëniet ndëretnike, funksionimi demokratik i institucioneve, barazia dhe integrimi evropian duhet të trajtohen si interesa afatgjata të shtetit dhe të gjithë qytetarëve.

Sipas Ahmetit, përparimi i vendit kërkon vullnet politik, mirëkuptim dhe gatishmëri për bashkëpunim, duke vendosur interesin e përbashkët mbi ndasitë partiake dhe interesat afatshkurtra politike.

“Besoj se përparimi kërkon vullnet politik, mirëkuptim dhe gatishmëri për të ndërtuar ura bashkëpunimi, duke vendosur interesin e përbashkët mbi dallimet politike”, ka shkruar Ahmeti.

Diskutimi u përqendrua në sfidat politike dhe shoqërore të vendit, funksionimin e shtetit dhe perspektivën e tij evropiane.

Lajme te lidhura

spot_img