BallinaLAJMESot aktgjykimi për Thaçin dhe të tjerët për 'pengim të drejtësisë'

Sot aktgjykimi për Thaçin dhe të tjerët për ‘pengim të drejtësisë’

Gjykata Speciale në Hagë pritet të nisë në orën 10:00 seancën për shpalljen e aktgjykimit ndaj Hashim Thaçit dhe katër të bashkakuzuarve të tij për pengim të dyshuar të drejtësisë.

Përveç Thaçit, në këtë rast akuzohen edhe ish-shefi i Agjencisë Kosovare të Inteligjencës, Bashkim Smakaj, ish-kryetari i Malishevës, Isni Kilaj, ish-ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, dhe veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Fadil Fazliu.

Të pesë të akuzuarve u është kërkuar të jenë fizikisht të pranishëm në seancë, e cila zakonisht transmetohet me dhjetë minuta vonesë.

Prokuroria i akuzon për përpjekje të paligjshme për të ndikuar në dëshmitarët e procesit gjyqësor për krime lufte ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Thaçi, i dënuar në shkallë të parë me 25 vjet burgim për krime lufte, përballet me mundësinë e një dënimi tjetër, pasi Prokuroria ka kërkuar edhe gjashtë vjet heqje lirie për pengim të drejtësisë./REL/

Lajme te lidhura

spot_img