Moti sot

Sot parashikohet mot me diell dhe erë të dobët deri mesatare nga perëndimi, e cila vende-vende herë pas here do të jetë e fuqishme. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 5 deri në 11 gradë, ndërsa maksimalet nga 15 deri në 20 gradë Celsius.

Në Shkup, temperatura e mëngjesit do të zbresë në 7 gradë, ndërsa gjatë ditës do të arrijë deri në 17 gradë.

Nga nesër priten sërish reshje shiu. Nën ndikimin e qarkullimit ajror nga jugu, temperaturat do të rriten gradualisht dhe do të jenë mbi mesataren për këtë periudhë të vitit.

Do të fryjë erë mesatare deri e fuqishme nga jugu. Të mërkurën dhe të enjten, në pjesët perëndimore të vendit, era herë pas here do të jetë shumë e fuqishme dhe do të kalojë shpejtësinë prej 80 km/h.

Lajme te lidhura

spot_img