Sot, në Maqedoni do të mbajë mot i ndryshueshëm me vranësira, periudha me diell dhe reshje shiu. Reshjet do të nisin në pjesët perëndimore, ndërsa pasdite dhe në fund të ditës priten edhe në pjesët e tjera të vendit.
Në disa lugina do të ketë kushte për mjegull, ndërsa era do të fryjë nga jugu.
Temperaturat minimale do të lëvizin nga 4 deri në 10 gradë, ndërsa maksimalet nga 12 deri në 16 gradë Celsius.
Në Shkup pritet shi pasdite dhe në fund të ditës. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga jugu. Temperatura minimale do të jetë 6, ndërsa maksimalja do të arrijë në 14 gradë.
Në ditët në vijim moti do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe reshje lokale shiu, me intensitet të ndryshueshëm. Nga e mërkura, era jugore herë pas here do të kalojë shpejtësinë prej 60 kilometrash në orë, veçanërisht në pjesët perëndimore të vendit.



