BallinaLAJMEKosovëAmbasada Amerikane alarmon shtetasit e saj për protestat në Prishtinë që pritet...

Ambasada Amerikane alarmon shtetasit e saj për protestat në Prishtinë që pritet të vazhdojnë edhe gjatë javëve të ardhshme

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka lëshuar një paralajmërim për shtetasit amerikanë që ndodhen në vend, lidhur me protestat e paralajmëruara në Prishtinë, të cilat pritet të mbahen edhe gjatë javëve në vijim.

Në njoftimin e publikuar të enjten, më 12 nëntor, Ambasada bën të ditur se tubimet pritet të përqendrohen kryesisht në qendër të kryeqytetit, por ekziston mundësia që ato të shtrihen edhe në pjesë të tjera përreth, me pak ose aspak paralajmërim paraprak, transmeton lajmi.net

Sipas paralajmërimit, edhe protestat që fillojnë në mënyrë paqësore mund të marrin drejtim tjetër dhe të përshkallëzohen brenda një kohe të shkurtër.

Kjo mund të sjellë vështirësi në qarkullimin rrugor, ndërprerje të disa shërbimeve dhe bllokim të rrugëve në zonat ku zhvillohen tubimet.

Ambasada thekson se edhe personeli i saj në Prishtinë udhëzohet që të qëndrojë larg protestave dhe grumbullimeve të mëdha të qytetarëve.

Po ashtu, qytetarët amerikanë paralajmërohen se para dhe gjatë zhvillimit të protestave mund të ketë shtim të pranisë së Policisë, kufizime në qarkullim, devijime të trafikut dhe mbyllje të përkohshme të rrugëve.

Për këtë arsye, Ambasada u rekomandon shtetasve të saj që të tregojnë kujdes të shtuar, të shmangin zonat ku zhvillohen protestat dhe të kenë prioritet sigurinë personale.

Në fund, qytetarëve amerikanë u bëhet thirrje që të përcjellin vazhdimisht raportimet e mediave lokale dhe njoftimet zyrtare të Ambasadës, në mënyrë që të jenë të informuar për zhvillimet e fundit./lajmi.net/

Lajme te lidhura

spot_img