BallinaSportShkëndija e Haraçinës fiton në Gostivar, Elezi dhe Demiri vendosin ndeshjen (VIDEO

Shkëndija e Haraçinës fiton në Gostivar, Elezi dhe Demiri vendosin ndeshjen (VIDEO

Shkëndija e Haraçinës fiton në Gostivar, Elezi dhe Demiri vendosin ndeshjen (VIDEO

Me rezultat përfundimtar 0:2, Shkëndija e Haraçinës fitoi sot në transfertë ndaj Arsimit në Gostivar, në kuadër të xhiros së 13-të të Ligës së Parë të Maqedonisë së Veriut.

Mysafirët u treguan më të përqendruar si në mbrojtje, ashtu edhe në sulm dhe i shfrytëzuan rastet për t’i marrë tri pikët.

Reprezentuesi i ri, Dashmir Elezi, kaloi Shkëndijën në epërsi në fillim të pjesës së dytë, në minutën e 47-të.

Arsimi u përpoq të barazonte, por nuk ia doli. Gajé pati rastin më të mirë: goditi nga afërsia drejt portës së Stolevskit, por topi përfundoi në shtyllë.

Në anën tjetër, Ariton Memed, gjatë një tentimi për të krosuar, e goditi në dorë mbrojtësin e Arsimit, El Haxhi Gajé. Pas ndërhyrjes së VAR-it, gjyqtari kryesor akordoi penallti.

Kapiteni Besir Demiri ishte i saktë nga pika e bardhë në minutën e 86-të, duke vulosur rezultatin 0:2.

Shkëndija e Haraçinës renditet aktualisht në vendin e pestë me 18 pikë, ndërsa Arsimi është parafundit me 10 pikë.

Lajme te lidhura

spot_img