Kryetari i Lidhjes Shqiptare, Ziadin Sela, ka uruar Arkin Jahijin dhe shqiptarët e Komunës së Bërvenicës për fitoren në zgjedhjet lokale.
Përmes një mesazhi publik, Sela ka vlerësuar vendosmërinë, mundin dhe përkushtimin që çuan drejt këtij rezultati, duke shprehur mirënjohje të veçantë edhe për mërgatën shqiptare, e cila, sipas tij, edhe një herë dëshmoi fuqinë dhe atdhedashurinë, njofton TS.
Sela e ka cilësuar fitoren në Bërvenicë si një sihariq të madh, duke theksuar se kjo fitore duhet t’i paraprijë angazhimeve të ardhshme politike për rikthimin e Kërçovës dhe fitoren në Butel.
“Urime nga zemra!”, ka përfunduar mesazhin e tij Ziadin Sela.



