Shporta minimale sindikale në muajin tetor arriti në 70.358 denarë, që do të thotë se një familjeje katëranëtarëshe i nevojiten gati 71.000 denarë në muaj për të mbuluar shpenzimet bazë të jetesës.
Krahasuar me shtatorin, shuma është rritur për 926 denarë, ndërsa vetëm për ushqim dhe pije nevojiten 26.170 denarë – më shumë se paga minimale e plotë, e cila është 26.046 denarë – njoftoi Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë.
Të dhënat e rikthejnë në vëmendje pyetjen se sa mund të mbulojnë realisht pagat, në kushtet e rritjes së vazhdueshme të shpenzimeve. Për një familje nuk mjaftojnë vetëm paratë për ushqim. Duhet të paguhen edhe faturat e energjisë elektrike, ujit dhe ngrohjes, transporti, veshmbathja, ilaçet dhe shpenzimet e tjera të domosdoshme, të cilat çdo muaj rëndojnë buxhetin familjar.
Sipas të dhënave për tetorin e vitit 2026, vlera e shportës minimale sindikale është 70.358 denarë, kundrejt 69.432 denarëve në shtator. Për vetëm një muaj, shuma e nevojshme për mbulimin e nevojave bazë mujore është rritur për 926 denarë.
Sipas Sindikatës, për dhjetë muaj, shporta është shtrenjtuar për 3.945 denarë
Kohë më parë, Qeverisë i dukej e lartë shporta sindikale, ndaj e “shkurtoi” atë për 11.200 denarë!



