Zëvendëskryetari i Komunës së Tetovës, Albi Qamili, mbrëmë ka marrë pjesë në natën përmbyllëse të edicionit të 15-të të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit TIFF ODA.
Përmes një njoftimi në rrjetet sociale, Qamili ka shprehur kënaqësinë për pjesëmarrjen në këtë ngjarje kulturore, duke vlerësuar rëndësinë e festivalit për artin dhe kulturën.
Në natën përmbyllëse u shfaq filmi “Shame and Money”, me të cilin u përmbyll edicioni i 15-të i festivalit.
Qamili i ka uruar TIFF ODA-së jetëgjatësi dhe suksese të mëtejshme, ndërsa ka përgëzuar organizatorët dhe të gjithë pjesëmarrësit e festivalit.
“Festivalit TIFF ODA i uroj jetëgjatësi, suksese dhe shumë edicione të tjera në shërbim të artit dhe kulturës”, ka shkruar Qamili.



