BallinaLAJMEMaqedoniIseni vlerëson dëshminë e Fadil Pushkollit: Profesionalizëm, respekt dhe trajtim dinjitoz

Iseni vlerëson dëshminë e Fadil Pushkollit: Profesionalizëm, respekt dhe trajtim dinjitoz

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme i Maqedonisë së Veriut, Astrit Iseni, ka vlerësuar publikisht dëshminë e ish-luftëtarit të UÇK-së, Fadil Pushkolli, lidhur me profesionalizmin dhe korrektësinë e treguar nga pjesëtarët e policisë gjatë ndalimit dhe procedures së lirimit të tij.

Iseni theksoi se trajtimi dinjitoz i çdo qytetari është një standard institucional për të cilin po punohet çdo ditë.

“E vlerësoj sinqerisht këtë dëshmi të ish-luftëtarit Fadil Pushkolli për korrektësinë dhe respektin e shfaqur për profesionalizmin e pjesëtarëve të Policisë së Maqedonisë së Veriut. Faleminderit për fjalët dhe vlerësimin. Këto janë vlerat për të cilat po punojmë çdo ditë,” ka deklaruar zëvendësministri Iseni.
Nderkohë, ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Fadil Pushkolli, ishte ndaluar në pikëkalimin kufitar Bllacë–Elez Han mbi bazën e një fletëarresti të lëshuar nga autoritetet e Serbisë. Pas procedurave verifikuese dhe marrjes në pyetje, ai është lënë menjëherë i lirë.

Pas lirimit, Pushkolli shprehu falënderimin e tij për policinë vendase:

“Pas një interviste dhe marrjes në pyetje, jam liruar nga Policia e Maqedonisë së Veriut. Dua ta falënderoj Policinë e Maqedonisë së Veriut, në veçanti pjesëtarët e policisë shqiptare, për korrektësinë, respektin dhe sjelljen e mirë gjatë gjithë procedurës,” ka shkruar ai në rrjetet sociale.
Ky rast përkon edhe me lirimin e një tjetër ish-pjesëtari të UÇK-së në Kroaci, po ashtu i ndaluar përkohësisht mbi bazën e fletëarresteve të ngjashme serbe.INA përcjell Zhurnal.mk .

Lajme te lidhura

spot_img