BallinaLAJMEMaqedoniVMRO‑DPMNE drejtuar LSDM-së: Mjaft shpërndatë panikë sistemi pensional është stabil

VMRO‑DPMNE drejtuar LSDM-së: Mjaft shpërndatë panikë sistemi pensional është stabil

Pensionistët sot kanë rezultate konkrete të cilat maten me shifra, e jo me akuza ditë‑politike dhe përpjekje të zbehta për mbledhje pikësh politikë nga LSDM.

Për më pak se dy vite, pensionet janë rritur për rreth 7.000 denarë, që është dukshëm më shumë se rritja prej 540 denarësh në dy vitet e para të mandatit të LSDM, thonë nga VMRO‑DPMNE.

LSDM nuk ka kredibilitet të flasë për pensionet. Në dy vitet e para të ardhjes së LSDM në pushtet, nga qershori 2017 deri në qershor 2019, Zaev dhe Filipçe i kanë rritur pensionet për 540 denarë.

Në kohën e LSDM, mbi 200 mijë pensionistë jetonin me pensione mizerabël nën 14 mijë denarë, ndërsa rritjet vjetore të pensioneve ishin rreth 180 denarë.

Ndërkohë që LSDM flet për gjoja paqëndrueshmëri financiare, faktet tregojnë se pensionet vazhdojnë të paguhen me kohë dhe se shteti siguron mjete për funksionimin efikas të sistemit pensional.

Hipokrite është sot LSDM të krijojë panik te pensionistët, kur LSDM për vite nuk arriti të sigurojë rritje që realisht do ta përmirësonin standardin e tyre jetësor.

Sistemi pensional nuk funksionon në mënyrë që pensionet të varen vetëm nga kontributet aktuale. Ashtu si në një numër të madh shtetesh evropiane, kur është e nevojshme, Buxheti i shtetit siguron mjete për pagesën e pensioneve.

LSDM të mos shqetësohen, fondi pensional është stabil.

Prandaj, në vend të shpërndarjes së frikës dhe konstrukteve politike, nga LSDM duhet të përballen me faktet dhe të pyesin pensionistët si jetojnë sot, e si jetonin në 7 vitet e qeverisjes së LSDM dhe BDI.

Sot, me Qeverinë e VMRO‑DPMNE pensionet janë rritur, pagesa është e rregullt, dhe shteti siguron mjetet e nevojshme për pensionistët.

Pensionistët meritojnë siguri dhe jetë të denjë, e jo lojëra politike të LSDM me ekzistencën e tyre, shtojnë nga partia në pushtet në kumtesën e dërguar te mediat.

Lajme te lidhura

spot_img