Në prag të shpalljes së vendimit përfundimtar nga Gjykata e Posçme e Hagës ndaj ish-drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sheshi „Skënderbeu“ në Shkup u kthye sot në një pikë takimi solidarizimi me ish-krerët e UÇK-së.
Aktiviteti sensibilizues, i organizuar nga Forumi Rinor Shqiptar, kishte në fokus mbrojtjen e trashëgimisë së luftës çlirimtare dhe kërkesën për drejtësi ndaj ish-drejtuesve politikë e ushtarakë që po gjykohen në procesin e nivelit të lartë. Folësit e pranishëm nënvizuan se lufta e UÇK-së ka qenë plotësisht e drejtë dhe përbën një shtyllë me rëndësi kombëtare për lirinë e shqiptarëve, ndërsa vlerësuan se Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi po mbahen prej kohësh padrejtësisht në paraburgim.
Organizatorët e aktivitetit, Jasir Asani dhe Ariton Rama, theksuan gjatë fjalës së tyre se prania në zemër të Shkupit synon të mbajë gjallë kujtesën për sakrificën e çlirimtarëve dhe të dëshmojë vazhdimësinë e mbështetjes publike. Sipas tyre, tubimi përcolli mesazhin e qartë se Shkupi nuk hesht dhe pret një vendim përfundimtar të drejtë për ish-krerët e UÇK-së.



