Moti sot

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë kryesisht me diell dhe i ngrohtë, me vranësira të lehta deri në mesatare. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare nga drejtimi jugor.

Temperaturat minimale do të lëvizin nga 12 deri në 18 gradë Celsius, ndërsa temperaturat maksimale do të arrijnë nga 30 deri në 35 gradë.

Në Shkup pritet mot me diell dhe i ngrohtë, me vranësira të lehta deri në mesatare. Në disa pjesë të luginës do të krijohen kushte për zhvillimin e vranësirave të paqëndrueshme, të shoqëruara me reshje të rrëmbyeshme afatshkurtra dhe bubullima të rralla.

Temperatura minimale në kryeqytet do të jetë 18 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë deri në 34 gradë Celsius.

Lajme te lidhura

spot_img