Moti sot do të jetë me diell dhe shumë i nxehtë me vranësira të vogla deri mesatare lokale. Pasdite kryesisht në rajonet malore do të ketë kushte për shi të rrëmbyeshëm dhe paraqitje të bubullimave. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi perëndimor dhe veriperëndimor. Temperatura minimale do të lëvizë në interval prej 12 deri 21, ndërsa ajo maksimale prej 35 deri 41 gradë Celsius.
Në Shkup moti do të jetë me diell dhe shumë i nxehtë me vranësira të vogla deri mesatare. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi veriperëndimor. Temperatura minimale do të bie deri në 20, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri 40 gradë.
Sipas paralajmërimeve nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike (DPHM), nesër dhe në ditët e ardhshme temperatura do të bie gradualisht. Në orët e pasdites do të ketë paqëndrueshmëri lokale me shi të rrëmbyeshëm, bubullima dhe erë të fuqishme. Në disa vende do të ketë kushte për mot të ligë me erë të fuqishme dhe paraqitje të breshrit.



