Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi sot se së shpejti mund ta shpallë Ngushticën e Hormuzit si “territor të Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, duke pretenduar se SHBA-ja ka kontroll të plotë ushtarak mbi këtë rrugë ujore me rëndësi strategjike gjatë luftës me Iranin, njoftoi “Fox News”.
Pasi të përfundojmë me Iranin, i cili u mposht shumë keq, shumë shpejt mund ta shpall Ngushticën e Hormuzit si territor të Shteteve të Bashkuara të Amerikës – tha Trump gjatë një fjalimi në Qendrën e Trajnimit dhe Zbulimit “David S. Mack” në shtetin e Nju Jorkut.
Presidenti amerikan tha gjithashtu se e ka përdorur ushtrinë “pak më shumë nga sa do të dëshironte”, por vlerësoi se presioni ndaj Teheranit është i nevojshëm për të parandaluar regjimin iranian nga marrja e armëve bërthamore.



