Kapën duke ndezur zjarre në natyrë, arrestohen dy persona në Makedonski Brod dhe Dollnen
Dy persona janë arrestuar nën dyshimin se kanë shkaktuar zjarre në hapësira të hapura në rajonin e Makedonski Brodit dhe Dollnenit, njofton Ministria e Punëve të Brendshme, transmeton aktuale.mk.
Gjatë ditës së djeshme, rreth orës 12:00, në fshatin Greshnicë, komuna e Makedonski Brodit, zyrtarët policorë kanë arrestuar G.S. (45), banor i këtij fshati.
Sipas policisë, ai dyshohet se në disa raste të mëparshme ka shkaktuar zjarre në ambiente të hapura. Rreth orës 11:30, ai është kapur në zonën ndërmjet fshatrave Greshnicë dhe Slatinë, duke dyshuar se po ndizte sërish zjarr në hapësirë të hapur.
Në një rast tjetër, më 7 gusht, rreth orës 17:00, në fshatin Sarandinovë të komunës së Dollnenit, policia nga Prilepi ka arrestuar G.A. (76) nga Shkupi.
Edhe ai dyshohet për shkaktim të zjarreve në hapësira të hapura.
Nga MPB njoftojnë se pas dokumentimit të plotë të dy rasteve, ndaj personave të arrestuar do të parashtrohen kallëzime përkatëse.



