Moti sot: Nxehtësi e madhe, por edhe mundësi për shi lokal
Moti sot do të jetë me diell dhe shumë i nxehtë, me vranësira të pakta deri mesatare në nivel lokal. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi verior, ndërsa përgjatë rajonit të Vardarit në disa vende do të ketë përforcime të herëpashershme të erës.
Gjatë pasdites pritet zhvillim lokal i vranësirave të paqëndrueshme, me reshje të shkurtra dhe të rrëmbyeshme shiu, si dhe paraqitje të rralla të bubullimave.
Temperatura minimale do të lëvizë nga 13 deri në 22 gradë Celsius, ndërsa ajo maksimale do të arrijë nga 32 deri në 38 gradë.
Në Shkup, moti do të jetë me diell dhe shumë i nxehtë, me vranësira të pakta deri mesatare. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu. Temperatura minimale do të zbresë deri në 21 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë në 37 gradë Celsius.
Në ditët në vijim do të vazhdojë periudha me mot me diell dhe shumë të nxehtë, ndërsa temperaturat ditore në disa vende do të arrijnë deri në 40 gradë.
Në orët e pasdites do të ketë kushte për zhvillim lokal të vranësirave të paqëndrueshme, të shoqëruara me reshje të shkurtra të rrëmbyeshme dhe bubullima të rralla.



