BallinaLAJMEMaqedoniLSDM: QEVERIA PËRGATIT TERRENIN PËR PRANIMIN E “PROPOZIMIT FRANCEZ”!

LSDM: QEVERIA PËRGATIT TERRENIN PËR PRANIMIN E “PROPOZIMIT FRANCEZ”!

Qeveria e Mickoskit po përgatit terrenin për pranimin e Propozimit Francez, tha gjatë një press-konference para Qeverisë, Andrej Zhernovski nga LSDM-ja.

Sipas informacioneve të LSDM-së nga Brukseli, Qeveria tashmë e ka arritur këtë marrëveshje. Këto janë sinjale të qarta që kanë ardhur nga Brukseli, Berlini dhe Parisi”, theksoi Andrej Zhernovski.

Zhernovski tha se mesazhet dhe deklaratat e fundit të Qeverisë tregojnë qartë se kanë dështuar të gjitha përpjekjet për ta fshehur të vërtetën para qytetarëve.

Sipas tij, Qeveria tani po përpiqet ta paraqesë si fitore pikërisht atë që për vite me radhë e ka dënuar.

“E vetmja gjë që po bën tani Mickoski dhe të gjithë rreth tij është të gjejnë mënyrën se si këtë gënjeshtër, që ua shitën votuesve, ta paraqesin si fitore. Po përpiqen të krijojnë një strategji për ta paraqitur si sukses atë që deri dje për ta ishte gënjeshtër dhe tradhti e madhe. Ndryshimi i papritur i qëndrimeve të Qeverisë dhe i ministrit të Punëve të Jashtme nuk është rastësi, por pjesë e përgatitjes së opinionit për pranimin e politikave që më parë i kishin sulmuar ashpër”

Kundërpërgjigja erdhi nga Ministria e Jashtme. Sipas tyre, Konferenca e sotme për shtyp e LSDM-së është edhe një përpjekje për të krijuar histeri dhe për të dezinformuar opinionin publik.

Në vend që të marrë përgjegjësi dhe të kërkojë falje për dëmin që i ka shkaktuar pozitave kombëtare dhe atyre të politikës së jashtme të shtetit, LSDM-ja edhe një herë po plasojnë të pavërteta dhe konstruksione të rënda – thuhet në reagimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme (MPJ), pasi partia opozitare akuzoi se Qeveria po përgatit terrenin për pranimin e “propozimit francez”.

Sipas MPJ-së, pretendimet për ekzistimin e një marrëveshjeje të fshehtë ose negociatave sekrete janë “vetëm një tjetër trillim në vargun e dezinformatave që LSDM-ja ia servon opinionit publik”.

“Fakt është se institucionet komunikojnë rregullisht me vendet anëtare të Bashkimit Evropian, me institucionet evropiane, me Bullgarinë dhe me partnerët e tjerë ndërkombëtarë. Këto bisedime zhvillohen në mënyrë transparente, ndërsa qëndrimi i Qeverisë është i qartë dhe është konfirmuar publikisht në disa raste. Nuk ka asnjë lëshim nga interesat kombëtare, identiteti, gjuha dhe historia. Anëtarësimi i plotë në Bashkimin Evropian mbetet përcaktim strategjik dhe objektivi përfundimtar i kësaj Qeverie”, thuhet në reagimin e Ministrisë./Tv Koha/

Lajme te lidhura

spot_img