BallinaSHOWBIZRita Ora: “Mezi pres të festoj me ju”, artistja performon sonte në...

Rita Ora: “Mezi pres të festoj me ju”, artistja performon sonte në Ohër

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, do të ngjitet sonte në skenën e Ohrid Summer Festival, ku pritet të mbajë një nga koncertet më të mëdha muzikore të kësaj vere në Maqedoninë e Veriut.

Koncerti do të zhvillohet në stadiumin “Biljanini Izvori” në Ohër, ku pritet të mblidhen mijëra adhurues nga Maqedonia e Veriut, Kosova, Shqipëria dhe vende të tjera të rajonit.

Pak orë para performancës, artistja ndau në rrjetet sociale disa nga momentet më të veçanta të turneut të saj veror, duke shprehur entuziazmin për koncertin në Ohër.

Mezi pres të festoj me ju këtë të shtunë në Ohrid Summer Festival. Shihemi shumë shpejt”, ka shkruar Rita Ora në mbishkrimin e fotografive të publikuara.

Ohri është një nga ndalesat e turneut veror të këngëtares, e cila gjatë kësaj vere po performon në disa qytete evropiane.

Në koncertin e sontëm, Rita Ora pritet të interpretojë disa prej hiteve që e kanë bërë të njohur në skenën ndërkombëtare, si dhe këngë nga projektet e saj më të reja. E njohur për performancat energjike dhe produksionet spektakolare, artistja pritet t’i ofrojë publikut një mbrëmje të paharrueshme./KultPlus.com

Lajme te lidhura

spot_img