BallinaLAJMEMoti sot

Moti sot

Moti sot do të jetë me diell me vranësira lokale deri në mesatare. Në pjesët perëndimore do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare, herë pas here e përforcuar nga drejtimi perëndimor dhe përgjatë lumit Vardar nga juglindja. Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej 7 deri në 16 gradë, ndërsa ajo maksimale do të arrijë 28 deri në 35 gradë Celsius.

Në Shkup moti do të jetë me diell dhe me vranësira të vogla. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare nga juglindja. Temperatura minimale do të bjerë në 12, ndërsa ajo maksimale do të arrijë 32 gradë Celsius.

Sipas paralajmërimeve nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike (DPHM), gjatë ditës do të vijojë mot me diell dhe i ngrohtë me vranësira të lehta deri në mesatare. Të hënën priten reshje të herëpashershme lokale dhe kushtet për vranësira jostabile me shira të rrëmbyeshëm, bubullima dhe erë të përforcuar.

Lajme te lidhura

spot_img