Moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe periudha me diell. Do të ketë jostabilitet lokal me shi të rrëmbyeshëm, bubullima, erë të përforcuar dhe kushte për stuhi të izoluar me shfaqje të breshërit. Do të fryrë erë e dobët deri në mesatare, ndërsa përgjatë lumit Vardar herë pas here e përforcuar nga drejtimi verior, njoftoi Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike (DPHM).
Në pjesët perëndimore do të fryjë erë e dobët deri në mesatare, herë pas here e përforcuar perëndimore. Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej 12 deri në 21 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë nga 27 deri në 33 gradë.
Në Shkup moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme me periudha me diell. Në disa pjesë të luginës, do të ketë jostabilitet me shi të rrëmbyeshëm, bubullima dhe erë të përforcuar. Temperatura minimale do të bjerë në 17, ndërsa maksimale do të arrijë 30 gradë.
Deri të premten, nën ndikimin e një sërë masash ajrore të lagështa dhe të paqëndrueshme, moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe në disa vende i paqëndrueshëm me shi të rrëmbyeshëm dhe bubullima. Lokalisht, proceset do të jenë në formën e stuhive afatshkurtra të shoqëruara me erë të fortë dhe shfaqje e izoluar e breshërit. Të premten, do të ketë reshje më të bollshme shiu. Për shkak të depërtimit të një mase ajrore më të ftohtë nga veriu, temperatura do të bjerë ndjeshëm, informojnë nga DPHM.



