BallinaLAJMEMaqedoniZv/kryeministri Sali pret kryeparlamentarin Gashi në Qeveri, në fokus reformat dhe rruga...

Zv/kryeministri Sali pret kryeparlamentarin Gashi në Qeveri, në fokus reformat dhe rruga drejt BE-së

Zëvendëskryeministri i parë, Bekim Sali, ka pritur në takim Kryetarin e Kuvendit, Afrim Gashi, me të cilin ka biseduar për avancimin e reformave kyçe dhe procesin e integrimit evropian të vendit.

Sipas njoftimit të Saliut, në fokus të takimit ishte paketa e ligjeve që lidhen me zbatimin e Agjendës Reformuese, si dhe ndryshimet në Kodin Zgjedhor, të cilat synojnë përshpejtimin e reformave, forcimin e standardeve demokratike dhe avancimin e rrugës evropiane të Maqedonisë së Veriut.

“Sot pata nderin të mirëpres në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut Kryetarin e Kuvendit, Afrim Gashi. Biseduam për paketën e ligjeve që lidhen me zbatimin e Agjendës Reformuese, si dhe për ndryshimet në Kodin Zgjedhor, me qëllim përshpejtimin e reformave, forcimin e standardeve demokratike dhe avancimin e procesit të integrimit evropian të vendit”, ka deklaruar Sali.

Ai theksoi se institucionet mbeten të angazhuara për koordinim të ngushtë në funksion të realizimit të reformave.

Lajme te lidhura

spot_img