Me ndeshjet e raundit të 1/16 së finales fillon faza eliminatore e Kampionatit Botëror në futboll. Shumëkush vlerëson se pikërisht tani nis “Mundiali i vërtetë”, pas përfundimit të emocioneve në fazën e grupeve.
Në vijim janë 16 ndeshje në të cilat nuk ka vend për gabime, ndërsa disa përballje që tani tërheqin vëmendje të madhe. Derbi më i madh në letër është dueli mes Portugalisë dhe Kroacisë, ndërsa orari solli edhe dy përballje të tjera evropiane: Franca kundër Suedisë dhe Spanja kundër Austrisë.
Ndeshje të paqarta dhe interesante priten edhe në duelet mes Brazilit dhe Japonisë, Holandës dhe Marokut, SHBA-së dhe Bosnjë e Hercegovinës, si dhe Bregut të Fildishtë kundër Norvegjisë.
Pushim nuk ka, ndërsa ndeshja e parë zhvillohet sonte në ora 21:00, ku do të përballen Kanadaja dhe Afrika e Jugut.
Orari i ndeshjeve të raundit të 1/16 së finales:
E hënë, 29 qershor
Brazil – Japoni (19:00)
Gjermani – Paraguai (22:30)
E martë, 30 qershor
Holandë – Marok (03:00)
Bregu i Fildishtë – Norvegji (19:00)
Francë – Suedi (23:00)
E mërkurë, 1 korrik
Meksikë – Ekuador (03:00)
Angli – Kongo (18:00)
Belgjikë – Senegal (22:00)
E enjte, 2 korrik
SHBA – Bosnjë e Hercegovinë (02:00)
Spanjë – Austri (21:00)
E premte, 3 korrik
Portugali – Kroaci (01:00)
Zvicër – Algjeri (05:00)
Australi – Egjipt (20:00)
E shtunë, 4 korrik
Argjentinë – Ishujt e Kepit të Gjelbër (00:00)
Kolumbi – Ganë (03:30)




